Manchester Utd e zyrtarizon trajnerin e ri

Manchester United e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Erik ten Hag.

Trajneri aktual i Ajaxit do ta marrë në dorë ekipin anglez pas përfundimit të këtij sezoni.

“Djajtë e Kuq” kanë dhënë detaje rreth marrëvshjes me trajnerin holandez, i cili do ta pasojë trajnerin e përkohsshëm, Ralf Rangnick.

“Manchester United e ka nderin ta zyrtarizojë trajnerin e ri, Erik ten Hag. Ai do të jetë pjesë e jona nga fund i këtij sezoni deri në qershor të vitit 2025, me mundësi për vazhdimin e bashkëpunimit për vite të tjera”, njofton klubi anglez.

“Gjatë katër viteve të fundit në Ajax, Erik e ka treguar veten se është njëri prej trajnerëve më të mirë dhe më të suksesshëm në Evropë, duke bërë që ekipi i tij të bëjë lojë atraktive, futboll sulmues dhe në përfshirjen e të rinjve”, theksoi drejtori i futbollit në klub, John Murtough.

“Djajtë e Kuq” janë duke kaluar nëpër një sezon dëshpërues dhe aktualisht gjenden në vendin e gjashtë në Premierligë, me gjasa të zbehta për të përfunduar në Top 4, i cili çon në Champions League edicionin e ardhshëm.

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...