Komuna e Prishtinës planifikon të ndajë nga 500 euro për lehonat me asistencë sociale

Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës ka në plan të ndajë nga 500 euro për nënat lehona që janë në asistencë sociale.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha Adelina Sahiti.

Ajo shtoi se në bazë të kalkulimeve, brenda një viti 70 nëna lehona do jenë përfituese të kësaj skeme.

“Shuma që do të ndaj komuna e Prishtinës për një lehonë që është përfituese e skemës sociale do të jetë 500 euro. Sipas kalkulimeve të bëra, përgjatë një viti mesatarisht 70 nëna lehona janë përfituese të skemës sociale. Kjo i bie që brenda vitit ne si drejtori do të ndajmë buxhet rreth 35 mijë euro. Këtë ndihmë planifikojmë ta kemi edhe për vitet në vazhdim”, ka thënë Sahiti.

Tutje, Sahiti potencoi se ky propozim i drejtorisë së mirëqenies sociale duhet të kalojë edhe përmes një miratimi në Kuvendin Komunal.

“Një propozim i tillë bëhet për herë të parë nga Drejtoria jonë dhe komuna e Prishtinës, përkatësisht asamblistët komunal e kanë mundësinë në duart e tyre që, për herë të parë t’u dalim në ndihmë këtyre familjeve, këtyre nënave të reja e që janë përfituese të skemës sociale”, shtoi Sahiti.

Sipas saj, qëllimi i këtij vendimi është që këto nëna, pas lindjes të mund të sigurojnë shërbime e produkte esenciale.

“Qëllimi i këtij vendimi ёshtё dhënia e ndihmës, tё cilën Komuna e Prishtinës ua ndan nёnave lehona përfituese të skemës sociale, qё sё paku pas lindjes tё kenё mundёsi t’i sigurojnё shёrbimet dhe produktet e nevojshme esenciale pёr tё posalindurit”, shtoi Sahiti.

Drejtohesha e Mirëqenies Sociale bëri të ditur se tё gjitha nёnat lehona tё cilat do tё subvencionohen nga Komuna e Prishtinёs, duhet tё jenё tё regjistruara si pёrfituese tё skemёs sociale dhe tё regjistruara në regjistrat civilë, me adresë të vendbanimit në komunёn e Prishtinёs.

Komuna e Prishtinës mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal më 28 prill, ku ky propozimet pritet të dal në votim.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...