KEK-u pranon 230 ankesa, pas skandalit të punësimeve

Janë bërë dy javë që nga “skandali” i punësimeve në KEK ku pretendohet se janë punësuar familjarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarë të KEK-ut, dhe ende nuk është anuluar ky konkursi.

Lidhur më këtë çështje arbresh.info ka tentuar të marr një përgjigje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por nuk kanë kthyer përgjigje, edhe pas dy ditë pritje.

E, nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), thonë se kanë pranuar rreth 230 ankesa rreth këtij konkursi në të cilin dyshohet se janë punësuar familjarë të VV-së dhe zyrtarë të KEK-ut, ku sipas tyre janë duke u shqyrtuar me shumë kujdes nga komisioni i ankesave.

“KEK ju njofton se ka pranuar rreth 230 ankesa të cilat janë duke u shqyrtuar me shumë kujdes nga komisioni i ankesave.  Lidhur me këtë, KEK ju siguron se do të njoftoheni me kohë për rrjedhën e këtij procesi”, thuhet në përgjigjën e KEK-ut.

Sipas avokatit, Musa Damati, e drejta për tu ankuar për një konkurs është e drejtë e garantuar me konventat ndërkombëtare, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, andaj edhe tendenca për të politizuar proceset e tilla ligjore është jo korrektësi dhe tentative për të ndërhyrë në trajtimet e rregullta ligjore.

“E drejta e atakimit të konkurseve përmes ankimimit është një e drejtë fundamentale e garantuar me konventat ndërkombëtare, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, andaj edhe tendenca për të politizuar proceset e tilla ligjore nga cilido subjekt politikë, është jo korrektësi dhe tentativë për të ndërhyrë në trajtimet e rregullta ligjore të rasteve të tilla”, thotë ai.

Sipas tij palët përveç ankesës në rast se nuk janë të kënaqur edhe pas vendimit të shkallës së dytë që pretendojnë për shkeljet që kanë ndodhur ti drejtohen gjykatës kompetente.

“Palët përveç ankesës në rast pakënaqësie edhe pas vendimit të shkallës së dytë, e kanë të drejtën që për shkeljet të cilat pretendojnë qe kanë ndodhur ti drejtohen gjykatës kompetente me anë të deponimit të padisë gjyqësore”, thotë Damati.

Rikujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka deklaruar se ende nuk është anuluar konkursi në Korporatën Energjetike të Kosovës në të cilën pretendohet për dallavere në punësime.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ditë më parë edhe kallëzim penal për 128 vendet e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Të fundit

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...

Bekteshi: I përkas BDI-së, Ahmeti e dha qëndrimin e tij!

Në emisionin Klan Debat, ministri i Ekonomisë – Kreshnik...

Bekteshi: Kjo qeveri ka bërë shumë me Zëvendës kryeministrin e parë Artan Grubi

Në emisionin Klan Debat ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi...