Gratë kanë më shumë gjasa se burrat të vuajnë nga dhimbja e kokës

Femrat kanë shumë më tepër gjasa se meshkujt të vuajnë nga dhimbja e kokës. Studiuesit arritën në përfundimin se gratë kanë dy herë më shumë gjasa se burrat të vuajnë nga migrena.

Ata zbuluan se 17 për qind e grave vuajnë nga migrena, e cila mund të zgjasë deri në tre ditë dhe të çojë në të vjella dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës. Ndryshimet në hormone mund të jenë një nga arsyet pse femrat janë më të prekura, pasi çdo luhatje e estrogjenit mund të shkaktojë dhimbje në kokë. Hulumtimi, nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë, shqyrtoi 357 studime mbi dhimbjet e kokës nga vitet 1960 deri më sot. Studiuesit vlerësojnë se rreth një në gjashtë njerëz në botë kanë dhimbje koke në çdo ditë të caktuar.

Profesori Lars Jacob Stovner, i cili udhëhoqi hulumtimin, tha: ‘’Gratë vuajnë shumë më tepër se burrat nga dhimbjet e kokës – migrena dhe dhimbje koke që zgjasin 15 ose më shumë ditë në muaj. Kjo ka rëndësi sepse dhimbjet e forta të kokës që janë të paparashikueshme dhe ndodhin shpesh e bëjnë shumë të vështirë përballimin e përgjegjësive të jetës si qëndrimi në një punë ose kujdesi për një familje.”

Por profesori Stovner tha: “Ne zbuluam se prevalenca e çrregullimeve të dhimbjes së kokës mbetet e lartë në mbarë botën dhe barra e llojeve të ndryshme mund të ndikojë shumë. Ne duhet të përpiqemi ta zvogëlojmë këtë barrë përmes parandalimit dhe trajtimit më të mirë.”

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...