Depilimi i pjesëve intime, gjinekologia Keta: “I gabuar, qimet na mbrojnë nga infeksionet”

Gjinekologia Mimoza Keta në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ,  foli për mitet që i shoqërojnë vajzat dhe gratë për shëndetin e tyre.

Ndërsa e pyetur për depilimin, se cilën metodë rekomandon, mjekja gjinekologe u shpreh se është një zonë tepër delikate dhe nuk rekomandon depilimin e saj.

“Pjesa e qimeve patjetër që duhet të ekzistojë, ato e mbrojnë nga hyrja e infeksioneve të jashtme pjesën e vaginës sepse është shumë delikate, ka florën dhe faunën e vet dhe pikërisht duke pasur florën e vet duhet ta ruash. Unë nuk jam kundër depilimit kur shkon në plazh që të heqësh pjesën që duket në rrobe banjo por nuk do të thotë të depilohesh fare” tha ajo.

Ajo u shpreh se nuk është kundër asnjë lloj depilimi, as atij me lazer pasi të gjithë janë të shëndetshëm por nuk rekomandon depilimin tërësor të zonës intime pasi është një barrierë mbrojtëse kundër infeksioneve.

“Të gjitha llojet e metodave janë të shëndetshme, lazeri, strishat, të gjitha janë të shëndetshme nuk kanë asnjë lloj problematike. Megjithatë mendoj që vajzat e reja patjetër mund ta depilojnë zonën e bikinit  por në periudhën tjetër duhet të ruajnë veten në lidhje me disa infeksione të mundshme që mund të marrin nga lëkura. Varet gjithmonë edhe ku e bën depilimin. Infeksoni mund të merret edhe në qendra estetike, nëse përdoret e njëjta spatul, të njëjtat gjëra, ato duhet të jenë sterile dhe duart duhet të sterilizohen” tha gjinekologe Mimoza Keta.

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...