Çfarë mund të ndodhë nëse vishni të brendshme gjatë gjithë kohës?

Për shumë prej nesh, vendosja për të mos veshur të brendshme mund të duket si një gjë e pazakontë. Në fund të fundit, ne jemi mësuar t’i veshim nën rroba dhe shumica prej nesh nuk i heqim as natën. Por, herë pas here të qenit pa të brendshme në fakt ofron shumë përfitime shëndetësore që shkojnë përtej komfortit tuaj personal.

Bright Side shkruan se bëri disa kërkime për të zbuluar pse veshja e të brendshmeve gjatë gjithë kohës mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për shëndetin tuaj.

Nuk e lini zonën tuaj private të marrë frymë

Nëse jeni dikush që ju pëlqen të vishni të brendshme sintetike me dantella, mund të dëshironi ta rishikoni këtë zakon. Megjithëse pëlhurat sintetike duken më tërheqëse se pambuku, ato nuk lejojnë depërtim të ajrit dhe bllokojnë djersën dhe lagështinë rreth zonës tuaj private. Nëse nuk i jepni vetes pushim nga të brendshmet herë pas here, kombinimi i djersës dhe lagështisë mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe madje të çojë në infeksione të traktit urinar.

Mund të shkaktojë erë trupore

Fijet sintetike bllokojnë djersën dhe bakteret brenda veshjes dhe ky kombinim mund të rezultojë në një erë të pakëndshme të trupit. Për të shmangur një erë të fortë “atje poshtë”, provoni t’i anashkaloni të brendshmet herë pas here, sepse kjo lejon që djersa juaj të avullojë dhe minimizohen aromat.

Mund të përjetoni irritim të lëkurës

Edhe nëse nuk jeni mësuar, humbja e të brendshmeve herë pas here mund të jetë një ide e mirë nëse jeni duke përjetuar acarim ose çarje në zonën tuaj private. Të brendshmet që janë shumë të ngushta dhe të përbëra nga pëlhura artificiale, mund t’ua irritojnë lëkurën delikate dhe madje t’ju ekspozojnë ndaj lëndimeve dhe infeksioneve. Për të shmangur këtë ndjesi të pakëndshme, provoni të vishni rroba të gjera dhe herë pas here t’i anashkaloni të brendshmet.

Mund t’ju bëjë më të prekshëm ndaj alergjive

Brekët tuaja të preferuara rozë ose vjollcë me siguri duken shkëlqyeshëm, por ngjyrat artificiale që ato përmbajnë mund të shkaktojnë acarim, gunga dhe skuqje. Dhe nëse nuk i jepni kurrë pushim vetes nga veshja e të brendshmeve, ekspozimi ndaj kimikateve në ngjyrat e tekstilit ditë pas dite mund të rezultojë në infeksione më serioze.

Të fundit

‘Do hyjmë në grevë urie’, Luçiano Boçi: Të na japin logon e PD-së

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha se nëse gjykata...

Imami i Qabesë në Kosovë, Myftiu doli e priti në aeroport

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava...