Parashikimi i motit për pesë ditë në Kosovë

Në ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot më i ndryshueshëm.  Do të ketë edhe vranësira por edhe intervale me diell, e ditën e premte edhe erë më të fuqishme nga juglindja.  Gjithashtu priten edhe kushte për reshje lokale shiu deri të shtunën herët në mëngjes.

Sipas Prishtina Weather në fundjavë edhe më ngrohtë ditën e diel, me diell e vranësira.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende vlerat e çastit kalojnë edhe në të dobëta.

21.04 – Në mëngjes ftohtë.  Ditën më butë, kryesisht me vranësira e intervale me diell, pasdite edhe me reshje lokale shiu.

22.04 – Herët në mëngjes riga lokale shiu.  Ditën ngrohtë, me diell e vranësira, por edhe do fryjë erë më e fuqishme.  Vonë pasdite dhe në mbrëmje edhe reshje lokale shiu, me mundësi për bubullima.

23.04 – Reshjet e shiut vazhdojnë herët në mëngjes.  Ditën ngrohtë, me më shumë diell e zhvillime të vranësirave lokale.

24.04 – Më ngrohtë, me diell e vranësira kalimtare.

25.04 – Vranësira e diell.  Më ngrohtë.  Përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat në rritje.  Minimalet rriten nga 1C të enjten në 5C e 8C ditëve të fundjavës.  Maksimalet deri në 19C ditën e premte, e të dielën edhe në 23C.

Era frynë kryesisht nga jugu e juglindja, e lehtë e mesatare 3-12m/s, e ditën e premte edhe e fuqishme me hove deri në 17m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...