Milani përgatit ofertën për 4-herë fituesin e Champions-it

Gareth Bale është një nga lojtarët që duket se do të largohen nga Reali i Madridit në përfundim të këtij sezoni, me Milanin që duket një destinacion i mundshëm për të ardhmen e 32-vjeçarit nga ajo çka raportohet nga mediat spanjolle.

Sipas të përditshmes  spanjolle, “ElNacional.cat”, Uellsiani duket të jetë objektivi i radhës së Paolo Maldinit për krahun e djathtë të sulmit të Milanit.

Kontrata e Bale më Realin përfundon në verën e këtij viti, duke parë situatën drejtuesit kuqezi do të ishin të gatshëm të bënin një sakrificë ekonomike për një lojtar me eksperiencën e Uellsianit, sigurisht nëse marrin garancitë e duhura për gjendjen fizike të futbollistit.

Mbetet për t’u parë nëse Maldini do ta realizoj dot këtë goditje të madhe, duke sjellë 4-herë fituesin e Champions Ligës në Milano.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...