Liverpooli pranë zyrtarizimit të Carvalhos

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, gjiganti anglez Liverpool është shumë pranë nënshkrimit me ylli portugez Fabio Carvalho.

Tani, krerët e Liverpoolit janë të gatshëm që ta bëjnë zyrtare transferimin e Carvalhos nga Fulhami gjatë javëve në vazhdim, ku ka mbetur vetëm rregullimi i dokumentacionit dhe nënshkrimi i kontratave.

Në fakt, Liverpooli veçse e ka kompletuar marrëveshjen me Fulhamin për nënshkrimin e yllit portugez, por në shenjë respekti drejt klubit londinez marrëveshje ende nuk është bërë zyrtare.

Carvalho do të nënshkruajë kontratën e tij të re si lojtar i Liverpoolit, kontratë kjo e cila do të zgjasë deri në qershor të vitit 2027, ku po ashtu është përfshirë një shifër prej 20% të cilën do ta fitojë Fulhami, nëse Liverpooli shet në të ardhmen Carvalhon.

Në këtë sezon, Fabio Carvalho ka arritur të bëjë 34 paraqitje në të gjitha garat për Fulhamin, duke regjistruar 10 gola dhe shtatë asistime mbi emrin e tij.

Të fundit

Brenda një viti 1608 viktima të dhunës në familje

Shkup,1608 viktima të dhunës në familje janë regjistruar vitin...

Mariçiq: Pres raport pozitiv nga Komisioni Evropian

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën...

Sondazhi: 83% e ukrainasve duan anëtarësimin në NATO

Një rekord 83 për qind e ukrainasve do të...