Jack Dorsey kritikon bordin e Twitter

Bashkëthemeluesi i Twitter Jack Dorsey reagoi ndaj bordit drejtues të rrjetit social mbrëmjen e së Hënës në një seri cicërimash lidhur me përpjekjen e Elon Musk për të blerë kompaninë për 43 miliardë dollarë.

Dorsey, i cili gjithashtu është anëtar i bordit, javën e kaluar tha se bordi i Twitter në mënyrë të vazhdueshme ka punuar kundër interesit të kompanisë.

Në përgjigje ndaj një cicërime që i kërkonte llogari pse nuk ka bërë diçka lidhur me këtë kur ka qenë CEO, Dorsey tha se nuk mund të fliste lirshëm.

“Kaq shumë për të thënë, por asgjë që thuhet,” tha Dorsey.

Reagimi i Dorsey vjen dy javë pasi kompania e media sociale zbuloi se Musk ka blerë 9.2% të aksioneve. Ditën e Premte bordi tha se do të kufizonte mundësinë e Musk për të rritur pjesën e aksioneve.

CEO i Tesla Elon Musk ka qenë kritik ndaj strategjive dhe bordit të Twitter. Ai tha se nëse marrëveshja për blerjen e kompanisë arrihet, bordi do të kishte pagë 0 dollarë duke i kursyer kompanisë 3 milionë dollarë çdo vit.

Dorsey nga ana tjetër vazhdon të shërbejë si CEO i Square dhe mban një karrige në bordin e Twitter. /PCWorld Albanian

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...