GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj ish-drejtorit të RTSH. Thoma Gëllçi kërkon gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen ndaj ish drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllci. Gjatë seancës paraprake Gëllçi, ka mohuar akuzat por ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Nëpërmjet avokatit mbrojtës ish-drejtori ka kërkuar që të gjykohet me provat e mbledhura deri më tani nga SPAK. Përveç ish drejtorit të Pandehur edhe Julian Tapia e Ervin Muhja.

SPAK ka vënë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi dhe tre zyrtarë të tjerë për abuzim në një procedurë prokurimi për TV Agro, me vlerë 86 milionë lekë.

Gëllçi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi. Tenderi i dyshuar është zhvilluar në vitin 2018 ndërsa hetimi i SPAK ka nisur në shkurt 2020.

SPAK hetoi për afro tetëmbëdhjetë muaj para se të mbërrinte në tetor 2021 në vendimin për arrestime. Pwrvec Gëllçit janë arrestuar edhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO të prokurimit “Procedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSh Agro”, me fond limit 86 milionë lekë pa TVSH, të zhvilluar më datë 09 tetor 2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar. Kanali RTSH Agro i dedikohet kulturës dhe bujqësisë. Sipas SPAK anëtarët e KVO kanë kryer shkelje ligjore në procedurën e prokurorimit të këtij tenderi.

Të fundit

Gjobiten 182 vozitës në Shkup, 24 për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 28 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme...

Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar...