Filloi hetimi ndaj tre zyrtarëve të IT-së, deklarohen nga ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se inicimi për hetimin e rastit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për tre zyrtarët e IT-së, është bërë me kërkesë të ShSKUK-së.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo u bë bazuar në raportin  e Auditorit të Brendshëm të ShSKUK-së.

Në lidhje me ngritjen e aktakuzës për tre zyrtarë të IT-së, nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ShSKUK ka ofruar bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Kosovës të cilët i falënderon për bashkëpunim”.

“ShSKUK mbetet e përkushtuar për të parandaluar dhe luftuar çdo keqpërdorim nga kushdo qoftë”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...