Dërguan armë në Ukrainë – mësoni se çka përmbanë paketa gjermane!

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka thënë se Berlini ka zgjedhur të mos zbulojë detaje të plota rreth armëve që ka dërguar në Ukrainë, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Duke folur pas një takimi me homologun e saj letonez në Riga, Baerbock tha “ne kemi dorëzuar raketa antitank, Stingers dhe gjëra të tjera për të cilat nuk kemi folur kurrë publikisht, kështu që këto dërgesa mund të ndodhin shpejt”.

Baerbock shtoi se vendi i saj do të ndihmojë forcat ukrainase të mbajnë sisteme të avancuara të armëve që ka marrë nga Gjermania dhe aleatët e saj, si dhe të trajnojë ushtarët për t’i përdorur ato.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj që të ofrojnë mbështetje shtesë ushtarake pasi forcat ruse nisën një ofensivë të re në rajonin e Donbasit.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...