Britania ia jep edhe një goditje Rusisë, preket edhe Bjellorusia

Më herët pati raporte se tenistët rusë nuk do të lejoheshin të garonin në Wimbledon të këtij viti.

Kjo tani është konfirmuar nga organizatorët e Grand Slam’s All England Lawn Tennis Club, duke shtuar se lojtarët bjellorusë gjithashtu do të përjashtohen.

Ian Hewitt, kryetar i All England Club, tha: “Ne e kuptojmë se kjo është e vështirë për individët e prekur dhe është trishtuese që ata do të vuajnë për veprimet e udhëheqësve të regjimit rus.”

“Ne kemi shqyrtuar me shumë kujdes masat alternative që mund të ndërmerren në kuadër të udhëzimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, por, duke pasur parasysh mjedisin e profilit të lartë të Kampionatit, rëndësinë e moslejimit të përdorimit të sportit për të promovuar regjimin rus dhe shqetësimet tona më të gjera për publikun dhe sigurinë e lojtarëve (përfshirë familjen), ne nuk besojmë se është e mundshme të vazhdojmë në ndonjë bazë tjetër në Kampionatin”, shtoi ai.

Këtë vit, Wimbledon zhvillohet nga 27 qershor deri më 10 korrik.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...