Brave sulmon AMP, thotë se janë të dëmshme për përdoruesit

Shfletuesi Brave zbuloi një veçori të re për të cilën thotë se adreson një shqetësim të përdoruesve. Bëhet fjalë për faqen AMP (Google Accelerated Mobile Pages) të cilat do të anashkalohen nga shfletuesi duke i dërguar përdoruesit tek faqa origjinale.

Në një postim në blog Brave tha se “praktikisht AMP është e dëmshme për përdoruesit dhe uebin në tërësi.” Sipas Brave AMP i jep Google akoma më shumë informacion rreth përdoruesit por gjithashtu mund të jenë më të ngadalta sesa faqet normale.

Madje paralajmëroi se versioni i ardhshëm AMP 2.0 do të bëhet më keq. Ndërsa qëndrimi i Brave duket i palëkundur, zërat kundër AMP janë shtuar vitet e fundit.

Google ishte kompania që krijoi këtë “plafformë” duke thënë se synonte të thjeshtonte dhe rriste performancën e uebsajteve mobile. Sot AMP menaxhohet nga një grup kontributorësh open-source.

Me kalimin e kohës kompanitë filluan të shqetësohen nga Google dhe dëshira e kompanisë për më shumë kontroll mbi uebin. Ata i frikësoheshin se Google do ti jep më shumë prioritet faqeve AMP në rezultatet e kërkimit.

Nga ana tjetër interneti filloi të ndërtonte faqe mobile më të mira. Ende askush nuk i është vënë pas AMP-së siç bën Brave. /PCWorld Albanian

Të fundit

Në Greqi, 61% e të huajve të rregullt në vend janë shqiptarë

Ministria greke për Migracionin dhe Azilin tha përmes një...

Skënderaj, lëndohet një person në një vendë punishte

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së...

Pendarovski dhe Xhaferi me uratë për komunitetin boshnjak

Shkup, 28 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski sot u...