20-vjeçari pasi sulmoi babanë pasi e kapi duke vjedhur shtëpinë, familjarët tregojnë si ndodhi ngjarja

Një 20-vjeçar u arrestua një ditë më parë në Berat, pasi u denoncua nga i ati për sulm ndaj tij.

Policia njoftoi të martën se i riu me iniciale E.L. dyshohet se ka kryer pesë grabitje në qytet. Ai u ndalua pasi tentoi të godiste me mjet të mprehtë babanë e tij, pasi kishte vjedhur disa orendi në shtëpi.

Shtetasi E. L., gjatë 3 muajve të fundit, ka kryer vjedhje në banesa dhe automjete të ndryshme, si dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi, njoftoi policia.

Por, e motra, në një intervistë për “Shqipëria live” tregon një version krejt tjetër.

“Të dy u zunë me debate. Babi ishte i pirë dhe nga pija veproi ashtu. Emrai nuk e mori thikën, babi iku e denoncoi në polici”.

Ajo pranon se Emrai ka qenë më parë në burg për grabitje, ndërsa shton se tani babi kërkon ta heqë denoncimin.

Sipas fqinjes së familjes, kur babai erdhi të kërkonte bukë, Emrai i tha “s’ka se sot nuk kam shitur hekura”.

Problemet ekonomike bëhen kështu shkak i konflikteve në familje, ndërsa të rinjtë zgjedhin grabitjet dhe rrugë të tjera të jashtëligjshme, duke thelluar akoma të shumë problemet.

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...