Vdekja e tre motrave në Greqi, po hetohet personi që ndihmoi nënën e vogëlusheve

Teksa Roula Pispirgou e akuzuar për vdekjen e vajzës së saj 9-vjeçare qendron në paraburgim, gjithçka tregon se pas Roulës fshihet një person tjetër i cili e ka mbështetur 33-vjeçaren në vrasjen e të bijës.

Roula dyshohet të ketë vrarë edhe 2 vajzat e saj të tjera, Malenën dhe Irisin, sipas autoriteteve greke.

Protothema shkruan se personi që ka ndihmuar 33-vjeçaren është një burrë të cilin Roula e ka takuar pak ditë pas vdekjes së Georgina, në janar të 2022.

Ky person e ka mbështetur dhe i ka ofruar ndihmë të madhe, siç pretendon ajo, pa dhënë më shumë detaje se kush mund të jetë.

Edhe bashkëshorti i Roulës, Manos Daskalakis është në dijeni të burrit misterioz që ka ndihmuar Roulën.

Sipas gjetjeve specifike që kanë dalë nga kontrolli i autoriteteve për laptopët dhe celularët e Roula Pissirigou, 33-vjeçarja ishte kujdesur të fshinte nga kudo kodet e saj dhe kopjet rezervë, të gjitha kërkimet e saj potencialisht të dyshimta.

Në të njëjtën kohë, janë fshirë të dhënat e viteve të fundit, gjë që mund të çojë në kërkime për substanca të dyshimta në vitet e mëparshme.

 

 

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...