Princi Harry ndan detaje nga takimi privat me Mbretëreshën Elizabeth

Princi Harry ka thyer heshtjen dhe ka ndare detaje nga takimi i fshehtë që mbajti me mbretëreshën Elizabeth pak ditë më parë. Duka i Sussex-it tha se ndihej mirë që e kishte takuar atë përpara se të mbërrinte në Holandë për Lojërat Invictus.

“Pra, ishte e mrekullueshme ta shihja atë. Unë jam i sigurt se ajo do të donte të ishte këtu nëse do të mundej.”, tha Harry për BBC. Biseda me Mbretëreshën vjen pasi ai dhe gruaja e tij, Meghan Markle dhanë dorëheqjen nga rolet mbretërore dy vite më parë.

Harry vazhdoi duke thënë se biseda me gjyshen u fokusua në udhëtimin e tij në Holandë dhe Lojërat Invictus 2022.

Ndërsa Harry u kthye në Mbretërinë e Bashkuar verën e kaluar për zbulimin e një memoriali të Princeshës Diana, ky ishte udhëtimi i parë për Markle që nga 2020-ta.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...