Partitë, përplasje për grevën

Ndërsa vazhdon greva në çerdhe dhe shkolla, partitë politike nuk i ndalin akuzat mes vete. Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët tha se gjendja në arsim është pasojë e keq-menaxhimit të kuadrove të BDI-së që për vite radhazi drejtonin Ministrinë e Arsimit, shkruan Alsat

“Mos tentoni t’i ikni përgjegjësisë por tregoni pse i mashtruat arsimtarët me premtimin për 600 euro rrogë siç keni bërë me shumë mashtrime të tjera, por të paktën këtë sqarojeni, ku janë 600 eurot për arsimtarët”, tha Ilire Dauti, ASH

Arbër Ademi nga BDI tha se mësimdhënësit meritojnë paga më të larta, por sipas tij kjo duhet të zgjidhet me dialog dhe jo me ndërprerje të procesit mësimor.

“Unë mendoj se dialogu duhet të vazhdoj dhe duhet të udhëhiqemi nga interesi i fëmijëve, interesi i nxënësve, interesi i prindërve, nga interesi i procesit edukativo arsimor në njërën anë e në anën tjetër edhe nga mundësitë reale për një ngritje të qëndrueshme e të përballueshme të pagave.”, tha Arbër Ademi, BDI

Nga LSDM-ja thanë se viti shkollor duhet të vazhdojë në interes të nxënësve dhe arsimit. Sipas tyre, e drejta e grevës është e garantuar me kushtetutë, por edhe e drejta për arsimim nuk guxon të cenohet.

“Në arsim, LSDM-ja i rriti pagat për 21%, pesë herë më shumë se në kohën e VMRO-DPMNE-së kur i rritën mezi 4%. LSDM është parti që ka përmirësuar kushtet e punës në institucionet arsimore. Kemi rikonstruktuar dhe ndërtuar mbi 80 shkolla dhe për këtë vit ndajmë mbi një miliard denarë për investime kapitale në arsim”, tha Zhaklina Llazarevska, LSDM

SASHK-u, të dielën refuzoi ofertën e Qeverisë për rritje të pagave për 10 % duke mbetur në qëndrimin e sndikalistëve për rritje prej 18.4%. /Alsat.mk

Marketing

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...