“Karbunara”, 5 të arrestuar në Lushnje për trafik droge, sekuestrohen doza kanabisi e kokaine

Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit “Karbunara”.

Policia bën me dije se në kuadër të këtij operacioni janë goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ku në pranga kanë rënë shtetasit: M., 21 vjeç, B. K., 26 vjeç, J. S., 29 vjeç M. M., 17 vjeç, dhe i F. S. (K)., 45 vjeç.

“Gjatë këtij operacioni, në lagjen “Karbunarë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. M. dhe pasagjerë shtetasit B. K., J. S. dhe M. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasve K. M. dhe B. K. iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. “- njofot policia

Po ashtu Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMË” që drejtohej nga  45-vjeçari shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Pendarovski: Boshnjakët janë pjesë përbërëse e shoqërisë!

Presidenti Stevo Pendarovski sot u ka dërguar urim pjesëtarëve...

Xhaferi: Boshnjakët janë pjesë e pandashme e shtetit tonë të përbashkët

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u drejtoi urime pjesëtarëve...

Rama : Më gjeni një biznesmen të thotë që më ka dhënë një qindarkë për ndërtimet pa leje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se akuzat ndaj tij për...