Hande Erçel kapet ‘mat’ me të dashurin e ri

Për shumë kohë tashmë, ka pasur spekulime se Hande Erçel dhe Kaan Yıldırım janë në një lidhje dashurie së bashku, por nuk ka pasur asnjë provë që ta vërtetonte këtë gjë – deri më sot.

Hande Erçel dhe Kaan Yıldırım, të cilët kanë udhëtuar së bashku në Londër, janë fotografuar nga paparacët teksa kanë kapur dhe duart me njëri-tjetrin.

Në fotot e shpërndara, Hande dhe Kaan, duken shumë të afërt, por deri tani nuk ka asnjë deklaratë të vetme nga dyshja në lidhje me këtë temë.

Image

Hande Erçel dhe Kaan Yıldırım

Dy emrat, të cilët janë përfolur dhe më parë teksa po largoheshin nga një vend në Stamboll, lanë pa përgjigje pyetjet në lidhje me romancën e tyre që iu bënë në atë kohë. Dyshja kanë lujtur dhe më parë së bashku tek seriali “Halka”.

Kujtojmë se Hande Erçel dhe Kerem Bürsin janë padyshim një prej çifteve më të diskutuar të vitit 2021/2022.

Protagonistët e telenovelës së suksesshme “Dashuria është në ajër” e cila rrëmbeu zemrat e gjithë shqiptarëve, ku të dy i dhanë jetë përkatësisht Edës dhe Serkanit. Një çift që nisi një histori dashurie me vështirësi të ndryshme dhe ku kimia e tyre u dallua menjëherë. Hande Erçel dhe Kerem Bürsin ishte dyshja më e njohur në ‘showbiz’-in turk, por gjërat nuk shkuan ashtu si ishin menduar, pasi më vonë ata u ndanë nga njëri-tjetri.

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...