“Donim një President që të përfaqësonte edhe opozitën”, Rama sqaron në Grupin e PS pse u votua Ilir Meta si kryetar i Shtetit

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, që shënon nisjen e procedurës së maxhorancës për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, kryesocialisti Rama e nisi me akuza ndaj Ilir Metës, ndërsa sqaroi votën në parlament për ta cuar atë në krye të institucionit.

“Kishim votat për të zgjedhur Presidentin dhe që gjendeshim në një kontest politik të jashtëzakonshëm po të kemi parasysh se mungonte opozita zyrtare në sale dhe nga ana tjetër vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që do mund ta përfaqësonte edhe opozitën. Dhe në ato kushte ne zgjodhëm një president për opozitën, por duke menduar se do ishte edhe një president për Shqipërinë. Rrjedha tregoi të kundërtën për Shqipërinë dhe id ha vendit një president që ishte shëmbylltyra me e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka patur.

Sot jemi ne kushte te tjera, dhe jemi përballë një sfide që duhet ta shohim si një përgjegjësi të madhe dhe jo si mundësi të lehtë për t’i imponuar vendit një president që thjesht do përmbushte me sukses gjysmën e kornizës politike të Shqipërisë.

Na duhet një president i përbashkët duke i hapur rrugë gjithësecilit këtu, në një proces konfidencial. Nuk mund të hedhim emra që më pas bëhen mish për top, të llafeve e thashethemeve.” u shpreh Rama.

Të fundit

Xhaferi: Boshnjakët janë pjesë e pandashme e shtetit tonë të përbashkët

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u drejtoi urime pjesëtarëve...

Rama : Më gjeni një biznesmen të thotë që më ka dhënë një qindarkë për ndërtimet pa leje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se akuzat ndaj tij për...

Arrestohet një burrë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Është arrestuar një person i dyshuar pasi tek ai...