Debutimi i iPhone 14 do të thotë fundi i iPhone 11

Debutimi i iPhone 14 drejt fundit të këtij viti do të thotë fundi i iPhone 11-ës. Jo vetëm që iPhone 11 tashmë ka filluar të vjetrohet por Apple nuk dëshiron ti heqë shitje potenciale iPhone SE 2022 debutuar së fundi.

iPhone 11 është shitur më tepër se iPhone SE që kur ky i fundit debutoi në Mars. Edhe pse iPhone SE është me kosto më të ulët, iPhone 11 ka një pamje më moderne dhe ka një kamër të pasme ekstra.

Aktualisht iPhone 11 shitet për 499 dollarë për modelin 64GB krahasuar me çmimin 429 dollarë për modelin 64GB të iPhone SE.

Të njëjtat burime thonë se iPhone 12 do të qëndrojë edhe për një vit tjetër por të ketë zbritje çmimi në nivelin e iPhone 11. Aktualisht iPhone 12 kushton 699 dollarë.

Nëse Apple qëndron axhendës së zakonshme atëherë iPhone 14, iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max do të debutojnë në Shtator. /PCWorld Albanian

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...