AMD thotë se RAM DDR5 me procesorët e ardhshëm Ryzen me performancë dhe frekuencë rekord

AMD bëri disa deklarata të bujshme lidhur me performancën e procesorëve të ardhshëm Ryzen 7000 për desktopët. Në një webinar të fundit lidhur me memorien RAM DDR5, AMD tha se me ndihmën e Samsung do të arrinin performancë dhe frekuencë të paarritur deri më sot.

“Platforma jonë e parë DDR5 për gaming është Raphael dhe një prej gjërave të mrekullueshme të saj është mundësia e madhe për të aplikuar frekuenca më të larta sesa kanë nga fabrika,” tha një ekzekutiv i kompanisë.

Procesorët Ryzen 7000 do të vinë me arkitekturën 5-nanometër, PCIe 5.0 dhe memorien RAM DDR5 së bashku me foletë LGA 1718.

Aktualisht AMD përdor teknologjinë DDR5 të Samsung me procesorët EPYC Genoa për serverët. DDR5 ka dyfishin e kapacitetit të memories DDR4 si dhe redukton konsumin e energjisë. /PCWorld Albanian

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...