Nga zanafilla deri në ditën e sotme/ Si “kapriçot” e zyrtarëve iu kushtuan 130 mln euro taksapaguesve shqiptarë

Edhe një herë është kujtuar dhe ka dalë në vëmendje të hënën çështja Becchetti. Ka qenë një ndër kundërshtarët politikë të kryeministrit Edi Rama, deputetja e LSI-së, Erisa Xhix që e ka përmendur.

Në rrjetet sociale, Xhixho ka shpërndarë një video të shefit të qeverisë, ku shkruan edhe se Beccheti ka marrë deri tani 20 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Përfaqësuesja e LSI-së thotë se ai do të vijojë të marrë çdo qindarkë që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore derisa të plotësojë shumën totale 130 milionë euro.

“Dëgjojeni Edi Ramën si i gënjen shqiptarët për çështjen Becchetti. Francesco Beccheti ka marrë deri tani 20 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ai do të vijojë të marrë çdo qindarkë që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore derisa të plotësojë shumën totale 130 milionë euro. Kjo është e vërteta dhe jo gënjeshtrat dhe premtimet e pambajtura që bën çdo ditë kryeministri Rama”, shkruan Xhixho.

Zanafilla e “gjobës” së arbitrazhit ndaj qeverisë Rama

Shtatë vite kanë kaluar që nga koha kur Agon Channel, i financuar nga biznesmeni Italian Francesco Becchetti, u mbyll në 2015, vetëm 2 vite pasi ai u krijua. Gjithë këto vite kanë kaluar, dhe Shqipëria ka edhe qindra miliona euro për të shlyer.

Me sa duket, qeveria e kryeministrit Edi Rama, e cila kishte rreth dy vite që kishte triumfuar ndaj rivalit më të madh të asaj kohe nuk toleronte dot faktin se kanali i biznesmenit Italian ishte pozicionuar kundër saj.

“Skemë pastrami parash” apo “spastrim politik”?

Më 8 qershor 2015 biznesmeni Italian u akuzua nga Prokuroria shqiptare për krim financiar (pastrim parash dhe mospagim të taksave), duke iu bllokuar të gjitha llogaritë bankare.

Në atë kohë, punonjësit vazhduan punën pa u paguar, ndërkohë OSHEE për shkak të mospagimit të faturave u shkëputi edhe energjinë.

Një pikë e madhe kthese ishte dhe incidenti mes kryebashkiakut Veliaj dhe biznesminit Bechetti, ku “Agon Channel” mbuloi dasmën e tij luksoze në vitin 2014.

Në mesazhet e publikuara të asaj kohë, lexohej se si Veliaj paralajmëronte biznesmenin Italian për “luftë”.

“Unë nuk e kuptoj pse po ma bën këtë, ju po më detyroni të jem armiku juaj! E gjithë qeveria do të jetë armiku i [Becchetti] pa asnjë arsye“, shkruante Veliaj në atë kohë.

Arbitrazhi vendos dëmshpërblimin 110 milion euro që do të paguhej nga lekët e taksapaguesve shqiptarë

Para rreth një viti, u mbyll përfundimisht beteja ligjore mes shtetit shqiptar dhe pronarit të Agon Channel, Francesco Becchetti.

Arbitrazhi vendosi në krah të biznesmenit Italian, Becchettit duke e gjobitur Shqipërinë me plot 110 milion euro që do të paguhen nga xhepat e shqiptarëve.

Pas vendimit, reagoi edhe kryeministri Rama i cili akuzoi opozitën dhe paralajmëroi se beteja ende nuk ka mbaruar.

Rama: Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit i neveritshëm

“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm!

Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria!
E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt”
, deklaroi në atë kohë kryeministri Rama.

Opozita kërkon hetimin e veprimeve të zyrtarëve në lidhje me çështjen

Para pak muajsh, dy mbërritën në Gjykatën Kushtetuese për çështjen Becchetti. PD-ja I kërkoi Gjykatës Kushtetuese zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa kërkesa tjetër ishte deklarimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor Becchetti.

Gjithashtu bëhet me dije PD kërkon të hetoje veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë që çuan në një dëm prej 120 milionë euro.

Becchetti dënohet me 17 vite burg

Më 23 shkurt të këtij viti, biznesmeni Italian, Francesco Becchettin është dënuar me 17 vite burg. Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Prokurori kishte kërkuar në total 20 vite burg për të. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Me 8 vite burg është dënuar e ëma e Becchetit, Liliana Condomitti dhe 8 vite për Erjona Troplini, të cilat akuzohen për “Pastrimi të produkteve të veprës penale”, ndërsa Stavri Peci dhe Fetah Dervishi janë dënuar me shërbim prove për shkak të moshës.

Gjykata ka vendosur edhe që 4 kompanitë e sekuestruara Becchettit, konkretisht për “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “Agon Set” sh.p.k i kalojnë shtetit.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...