City nis bisedimet për transferimin e Leaos

Manchester City raportohet ka hapur bisedimet me agjentin Jorge Mendes, për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm të Rafael Leaos në “Etihad Stadium”.

22-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij me Milanin këtë sezon, duke regjistruar 12 gola e gjashtë asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.

Nicolo Schira ka raportuar se kampioni në fuqi i Anglisë është i interesuar për të nënshkruar me Leaon. Sipas gazetarit italian, Man City mund ta transferojë sulmuesin për 70 milionë euro.

Në anën tjetër, “Rossonerët” thuhet se janë duke shpresuar për të rinovuar kontratën me portugezin deri më 30 qershor 2026. Kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor 2024.

Mbetet të shihet gjatë afatit kalimtar nëse sulmuesi portugez do të ndryshojë ambient, apo do t’i mbetet besnik Milanit.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...