Atentati i dështuar ndaj djalit të policit në Durrës dhe lidhja me vrasjen e vëllezërve Haxhiaj

Vijojnë hetimet për atentatin ndaj djalit të policit në Durrës, Orlando Paplekaj.

Paplekaj po udhëtonte me një kamionçinë mesditën e së shtunës, 16 prill në rrugën Xhafzotaj-Shijak kur u qëllua me të paktën 3 plumba por arriti t’i shpëtonte.

Burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet në disa pista.

Njëri prej vëllezërve të Orlandos është kunati i vëllezërve Haxhiaj nga Puka të vrarë më 27 prill.

Dyshohet se vrasjen e vëllezërve Haxhiaj më 27 prill dhe e Dorian shkozës më 2 mars, janë porositur nga i njëjti grup kriminal i cili këkron pjesën e parave nga grabitja  në Aeroportin e Rinasit.

Ata kanë kërkuar vrasjen e personave të cilët kanë pasur dijeni për vendin  e fshehjes së parave dhe nuk kanë pranuar ta tregojnë atë.

Orlando Paplkaj ka punuar për pak kohë si punonjës policie sigurie. Mësohet se ai është baba i dy fëmijëve të mitur.

Të fundit

Testi i gjakut zbulon llojet e shumta të kancerit

Sipas një studimi të bërë mjekët në Angli u...

‘Do hyjmë në grevë urie’, Luçiano Boçi: Të na japin logon e PD-së

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha se nëse gjykata...