Zgjedhjet për krerët e degëve/ Komisioni i Rithemelimit: Procesi i votimit deri në 18:00 në këto qytete!

Komisioni i Rithemelimit ka dalë me një deklaratë në lidhje me procesin zgjedhor për krerët e degëve që zhvillohet sot në 18 qytete të ndryshme.

Në deklaratë thuhet se procesi do të zgjasë nga ora 8.00 deri në 18:00 dhe në rast se në qendrat e votimit do vazhdojnë të vijnë votues, procesi do të vijojë edhe përtej këtij orari.

Komisioni u bën thirrje anëtarëve të PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”, thuhet në deklaratë

Njoftimi

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e djell, dt 17 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të PD.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Degët ku sot zhvillohen zgjedhje janë si më poshtë vijon:

1.Cërrik

Patos

Gjirokastër

Përmet

Këlcyrë

Memaliaj

Tepelenë

Pogradec

Kukës

Has

Tirana 3

Tirana 9

Tirana 13

Kamëz

Kavajë

Vlorë

Delvinë

Sarandë

Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Të fundit

Shkolla në Deçan zëvendëson grevën me protestë

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit do...

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...