Talenti i United-s e quajti Ronaldon më i madhi i të gjitha kohërave, Aguero i bën komentin epik

Sergio Aguero, ish-sulmuesi i Manchester Cityt, u tall me Cristiano Ronaldon duke komentuar në postimin e Alejandro Garnacho në Instagram duke lavdëruar Lionel Messin.

Garnacho, i cili erdhi nga pankina për të ndihmuar Manchester United të mposhtte Norwich 3-2, i thuri lavde portugezit në rrjetet sociale pas ndeshjes.

Garnaco komentoi në Instagram pasi Ronaldo shënoi hat-trickun e tij të 60-të në karrierë:

“Më i madhi i të gjitha kohërave”, kështu e cilësoi Garnacho Ronaldon.

Nga ana tjetër, Aguero nuk mundi të rezistonte pa lënë një koment për të mbështetur Messin. Ish-kampioni i Premierligës shkroi si vijon: “sepse nuk keni luajtur ende me lojtarin më të mirë, Leo Messin”.

Muajin e kaluar, Garnacho u thirr në skuadrën e Argjentinës për kualifikueset e Kupës së Botës. Fatkeqësisht, 17-vjeçarit nuk iu dha shansi për të debutuar.

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...