“Putin mund të përdorë armë bërthamore”

Stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik, Nikita Khrushchev, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë e përgatitur të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Nina Khrushcheva, një profesoresh e çështjeve ndërkombëtare në SHBA, i tha BBC-së se ajo beson se presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë gjithçka që duhet për ta shpallur fitoren e luftës në Ukrainë.

“Unë mendoj se kjo luftë është më të vërtetë ajo që Putini planifikon dhe planifikon ta fitojë me çdo kusht. Nëse atij i duhet të shpallë fitoren dhe mund t’i duhet të përdorë armë bërthamore, ky mund të jetë një nga opsionet që rusët mund të jenë të përgatitur ta përdorin”, tha ajo, transmeton “Bota sot”.

Armët bërthamore taktike janë më pak të fuqishme se raketat me rreze më të gjatë që u shfaqën gjatë epokës së Luftës së Ftohtë kur Nikita Khrushchev udhëhoqi Bashkimin Sovjetik.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...