Pochettino: Unë dhe Sampaoli jemi frymëzuar nga Marcelo Bielsa

Paris Saint-Germain po përgatitet për ndeshjen e fundit të një rëndësie të veçantë në këtë sezon: Klasikja kundër Marseille.

Një ndeshje shahu mes dy trajnerësh që janë rritur me legjendën e Marcelo Bielsa-s, trajner legjendar argjentinas i shkarkuar para pak kohësh nga Leeds.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, e ka kujtuar në konferencë për shtyp kur është pyetur në lidhje me diferencat dhe ngjashmëritë mes futbollit të tij dhe atij të Jorge Sampaoli-t.

“Nuk e di, është e vështirë të bësh krahasime dhe nuk është se më pëlqejnë edhe aq shumë”, ka thënë trajneri i Paris Saint-Germain në prag të sfidës.

“Secili e drejton skuadrën si e ndjen, me idetë e tij dhe me personalitetin që ka. Megjithatë, gjëja e sigurt është se unë dhe ai jemi të frymëzuar nga Marcelo Bielsa”.

PSG dhe Marseille do të përballen mbrëmjen e së dielës në javën e 31-të të Ligue 1. Parisienët kryesojnë renditjen me 71 pikë, 12 më shumë se Marseille vendit të dytë.

Të fundit

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...

Bekteshi: I përkas BDI-së, Ahmeti e dha qëndrimin e tij!

Në emisionin Klan Debat, ministri i Ekonomisë – Kreshnik...

Bekteshi: Kjo qeveri ka bërë shumë me Zëvendës kryeministrin e parë Artan Grubi

Në emisionin Klan Debat ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi...