Mazrekaj: Luajtëm mirë edhe me erën kundër

Një nga më të mirët në fushë për Laçin në triumfin 2-1 ndaj Dinamos, ishte Mentor Mazrekaj.

Sulmuesi anësor në rolin e priotagonistit foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se tashmë për të më shumë rëndësi ka suksesi ekipit se statistikat individuale ndërsa shtoi se kur po luhen javët e fundit të kampionatit, më shumë rëndësi kanë pikët se loja e bukur.

“Kur u ktheva këtu pas tre viteve, kisha pak vështirësi me dëmtimet dhe duke luajtur në liga jo profesioniste. Kam qenë mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Në pjesën e parë kishim erën kundër, por luajtëm mirë dhe krijuam raste. Morëm një fiitore shumë të vlefshme.

Në këtë moshë unë nuk luaj më për statistika, me rëndësi që ekipi të eci mirë”.

Në fund fituat me një penallti të diskutueshme? “Në javët e fundit nuk ka rëndësi të luajmë bukur dhe duhet të sigurojmë sa më shpejt Europën. Te penalltia nuk duket qartë prekja, por këto VAR i sheh më mirë. Ndjehem mirë fzikisht”, u shpreh Mazrekaj.

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...