Majk ironizon Skivin pas deklaratave të tij, çfarë po ndodh mes ish-miqve

Kastriot Rexha i njohur si Majk ka bërë një deklaratë në Instagram që po interpretohet si një thumb ndaj ish-mikur të tij Visar Shala i njohur me emrin e artit si Skivi.

Reperi ka postuar një status në Instastory ku shkruan: “Nuk ka më keq se të mendosh që je bërë dikush që realisht nuk je”. Ndonëse kjo deklaratë nuk ka të përmendur ndonjë emër konkret në fakt duket si thumb ndaj deklaratave të fundit të Skivit në emisionin “Barber Shok”.

Mes dy artistëve nuk ka raporte të mira. Ata jo vetëm që nuk shoqërohen më bashkë por po ashtu nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Në intervistën e tij Skivi foli për raportet me anëtarët e label-it BabaStars dhe tregoi se label-i vazhdon të ekzistojë dhe se nuk i ka ardhur mirë kur ka dëgjuar nga shokët e dikurshëm të skuadrës deklarata të tipit se “grupi është shuar”.

“Sepse nëse nisemi me atë ‘që janë shuar BabaStars’ ajo është shumë gabim. Nuk bën ashtu të thuash. Prej kësaj më ka ardhur keq kur kam dëgjuar deklaratat si ‘janë shuar BabaStars’. I kam dëgjuar prej ish-kolegëve të mi në BabaStars, domethënë prej një vendi ku vet ke ecur, ke ngrënë e pirë e plus i këndon këngët që s’janë të tuat hiç, duke filluar prej ‘High 1’ dhe ‘High 2’ që as këngët e tij nuk janë, po bjen si në kontradiktë me vetveten”- tha ndër të tjera Skivi, referuar Majk.

Image

Majk / Instagram

Majk nuk kanë qenë në këngën “High 1”, por që i është bashkuar më vonë BabaStars, në hitet vazhduese të “High”, si: “High 2”, “High 3” dhe “High 4”.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...