Namani paralajmëron Llapin: Drita nuk është supë që mposhtet lehtë

Futbollisti i Dritës së Gjilanit, Hamdi Namani, tha se përkundër cilësive dhe sulmit të kundërshtarit, Drita nuk është supë që mposhtet lehtë.

Ai e paralajmëron Llapin se do ta ketë shumë vështirë nesër (14.00) në stadiumin Zahir Pajaziti” në Podujevë.

 “Dihet që Llapi është një ekip i fortë si vendas, kemi punuar shumë këto ditë dhe jemi munduar t’i përmirësojmë disa gabime që na ndodhën ndeshjen e fundit.

Kemi analizuar kundërshtarin dhe i dijmë pikat e forta dhe të dobëta, kurse dihet se Drita nuk është një supë e lehtë dhe këtë e kanë tregu edhe ndeshjet në Evropë. Unë besoj se ne do të luftojmë deri në fund në çdo garë ku marrim pjesë dhe shpresoj të dalim fitues nesër. Është një emocion më i veçantë për mua, sepse është klubi ku u formova si futbollist dhe gjithmonë do të jetë i tillë”, ka thënë Namani.

Sa i përket vazhdimësisë së kampionatit dhe ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, që klubi ynë Drita e zhvillon pikërisht ndaj KF Llapit, trajneri i Dritës Nuhiu tha se përqendrimi duhet të jetë maksimal, pasi tani e tutje çdo ndeshje është finale e madhe.

“Duhet të kemi vazhdimësi, t’i marrim ndeshjet një nga një, ne nuk dorëzohemi derisa matematikisht do të kemi gjasa. Kualifikimi ka sjellë një entuziazëm të zjarrtë tek djemtë, është rritur vetëbesimi dhe dëshira për rezultate pozitive dhe do të mundohemi që çdo ndeshje të bëjmë më të mirën.

Ne do të shohim punën tonë për tri pike dhe finalja e Kupës është sfidë në vete, ku secila ndeshje do të përgatitet për të fituar, pavarësisht në cilën garë do të jetë ajo”, ka thënë Nuhiu.

Nuhiu njoftoi se për nesër janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përveç  Arbnor Mujës, i cili po vazhdon rikuperimin.  Llapi është në vend të katërt me 44 pikë pas 28 jave dhe Drita në pozitën e tretë me 52 sosh.

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...