E mitura me probleme psikike dhunohet seksualisht

Një vajzë e mitur dyshohet se u dhunua në një motel në Ferizaj, të mërkurën.

E.A kishte dalë nga shtëpia e saj, për të kryer shëtitje në qytet dhe nuk ishe kthyer më, atë natë.

17-vjeçaren me të meta mendore dyshohet se dikush e grabiti me veturë duke e shfrytëzuar më pas për përfitime seksuale.

Këto fjalë për televizionin i konfirmoi edhe nëna e të miturës, që vet e raportoi rastin në polici.

E njëjta pohoi se vajza e saj nuk e njeh të dyshuarin e as nuk ia di emrin, ngase e pa për herë të parë atë ditë.

Rastin po e heton policia.

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...