4 strategji si të merreni me shefin që nuk ju ka në sy të mirë

Mbase keni ardhur në një pozitë që po ju duket sikur shefi ju do edhe aq shumë (ndoshta edhe fare). Ai ju jep vazhdimisht detyra të parëndësishme, të një fillestari dhe që nuk ju çojnë gjëkundi. Në këtë mënyrë avancimi duket të jetë një ëndërr. Në rregull, ju e dini që të gjithë nganjëherë bëjnë gjëra jo me shumë peshë në punë, pavarësisht nga hierarkia, por juve po ju ndodh vazhdimisht. Ndiheni sikur po ju ulin poshtë.

Pra, nëse po ndiheni në këtë mënyrë, e keni në dorë për të bërë diçka. Akademi Pune edhe për këtë ka disa këshilla si ta menaxhoni këtë situatë me shefin.

Gjeni mbështetës përtej shefit

Edhe pse mendoni që shefi mund të mos jetë në anën tuaj, është e rëndësishme të gjeni njerëz në atë kompani të cilët, e duartrokasin suksesin tuaj, sidomos në takime kur shefi nuk është i pranishëm. Sa më shumë njerëz që t’i bëni për vete aq më mirë.

Ndërtoni një strategji të fortë me ata që ju ngritin lartë dhe nuk ju lënë që “të rrënoheni” nga shefi! Këta njerëz mund të mos jenë as në ekipin tuaj, por është në rregull për aq kohë sa ju mbështesin, sa herë që shefi kërkon “qime në ve”.

Si mund ta bëni këtë? Tregoni gatishmëri për t’i ndihmuar punonjësit e tjerë në projektet e tyre dhe mësoni më shumë rreth punës së tyre! Në këtë mënyrë do të bëni mbështetës, të cilët mund të flasin rreth aftësive dhe etikës tuaj të punës. Mund ta ndryshoni edhe departamentin, varësisht nga nevoja e kompanisë.

Ndërtoni besim me shefin

Besimi nuk ndërtohet brenda natës, por janë disa gjëra me të cilat mund të punoni çdo ditë, në lidhje me bashkëveprimin me shefin. Kjo për ta krijuar një lidhje të besueshme, e cila nxit më shumë mundësi.

Komunikimi i mirë mund t’ju ndihmojë të merreni me shefin që nuk po ju pëlqen juve. Jepni atij të dhëna për projektin në baza ditore dhe bëni me dije arritjet tuaja të fundit! Kjo i ndihmon menaxherit të fitojë besim në aftësitë që keni dhe ta ulin kontrollin me juve.

Është diçka e keqkuptuar kur thuhet që nuk duhet ta promovoni veten. Në shumë mënyra, shfaqja e arritjeve që keni te shefi ose kolegët në mënyrë të thjeshtë, mund të japë shenja që jeni në gjendje të punoni në shumë projekte.

Përballu me shefin

Nëse asnjëra nga këto nuk funksionon, është koha që ta bëni hapin e madh. Biseda e drejtë është e vështirë, veçanërisht kur është me shefin që ju ka caktuar rregullisht detyra të ulëta. Por, shprehja e sinqeritetit me të, duke i treguar se do të dëshironit punë më me kuptim, ose edhe cilat punë do të donit t’i bënit, i shkatërron politikat dhe pasivitetin. Përveç kësaj, ju bën të ndiheni më mirë dhe më të sinqertë.

Përgatituni të flisni rreth çështjeve specifike dhe vendosni ato në “tavolinë”. Kjo mund të bëhet në takimet një me një. E nëse nuk bëni takime të tilla asnjëherë, atëherë ndani një kohë kur shefi është i lirë dhe caktoni një takim me të! Nganjëherë menaxherët nuk e vërejnë që mund të keni aftësi të shumta dhe ua japin detyrat dikujt tjetër. Është koha që t’ua bëni me dije që edhe ju mund ta bëni.

Gjeni punë tjetër

E nëse asnjëra nuk bën punë, është koha të mendoni ta gjeni një punë tjetër. Ka shumë vende të punës që kanë shumë punë dhe janë në kërkim të punonjësve të motivuar dhe të përkushtuar. Nëse jeni njëri nga ata që keni arritur në këtë pikë mund t’i vizitoni platformat e punësimit si: KosovaJob, Oferta Pune, Puna ime e të tjera të ngjashme. 

Të fundit

Mariçiq: Pres raport pozitiv nga Komisioni Evropian

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën...

Sondazhi: 83% e ukrainasve duan anëtarësimin në NATO

Një rekord 83 për qind e ukrainasve do të...

Zbulohen 12 emigrantë në afërsi të Negotinës

Dymbëdhjetë emigrantë nga Siria janë gjetur sot në një...