Testi 30 sekondësh që tregon se sa e shëndetshme është zemra juaj

Është shumë e rëndësishme që të kontrolloni zemrën, organin që do të thotë jetë. Ekziston një test i thjeshtë që mund ta bëni në shtëpi, i cili tregon se sa e shëndetshme është zemra juaj. Mbushni një tas me ujë të ftohtë dhe shtoni akull. Zhytni të dyja duart në ujë dhe mbajini për 30 sekonda:

1. Nëse gishtat janë të zbehtë, keni probleme me qarkullimin e gjakut në trup dhe niveli i oksigjenit në gjak është i ulët.

2. Nëse gishtat janë të kuq, kjo është një shenjë e mirë sepse tregojnë  se zemra dhe qarkullimi i gjakut janë të shëndetshëm.

Për shkak se gjaku transporton oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjitha pjesët e tjera të trupit, funksionimi i dobët i sistemit të qarkullimit të gjakut mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, madje edhe probleme me zemrën.

Si të përmirësohet qarkullimi?

Gjëja e parë që mund të bëni për të përmirësuar qarkullimin është të ndryshoni stilin e jetës tuaj. Mundohuni të zëvendësoni zakonet e këqija të jetës me ato të shëndetshme. Hiqni dorë nga alkooli, kafeja, duhani, ushqimet e pasura me sheqerna dhe yndyrna të këqija.

Humbja e peshës, nëse jeni obezë, mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit. Aktivitet fizik i rregullt dhe i moderuar gjithashtu. Kolesteroli i mirë (HDL) është i njohur për mbrojtjen e mureve të enëve të gjakut.

Një tjetër faktor që çon në qarkullim të dobët, veçanërisht në këmbë, është qëndrimi ulur gjatë, gjë që është karakteristikë e punëve moderne. Mundohuni të ngriheni sa më shpesh të jetë e mundur.

Të fundit

Imami i Qabesë në Kosovë, Myftiu doli e priti në aeroport

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava...

Mike apo rivale? Në mes të garës së fortë, Alketa Vejsiu bën veprimin e papritur për Lori Hoxhën

Këtë sezon të ri televiziv, dy spektaklet më konkurrente...