Një arsye e thjeshtë pse duhet t’u bëni komplimente të tjerëve

Kur japim komplimente, shpeshherë ndihemi në siklet, por hulumtimet e reja tregojnë se kur komplimentojmë njerëzit ka përfitime të mëdha – për të dyja palët.

Fatkeqësisht, ‘ankthet’ për mënyrën se si të tjerët mund t’i perceptojnë fjalët tona mund të na pengojnë të japim komplimente. Askush, në fund të fundit, nuk dëshiron të duket si i ngathët.

“Komplimentet janë mënyra më e lehtë për t’i bërë njerëzit e tjerë – dhe, si rezultat dhe veten – të ndihen më mirë,” thotë Nicholas Epley, një profesor i shkencës së sjelljes në Universitetin e Çikagos. “Por kur një mendim i mirë vjen në mendje, njerëzit shpesh nuk e thonë atë.”

Ndjenja e reciprocitetit, mund të shpjegojë pse reagimet pozitive mund të jenë një mjet i fuqishëm në vendin e punës.

Një studim nga hulumtuesit në kompaninë teknologjike Intel dhe Duke University në SHBA tregoi se lavdërimi verbal ishte më efektiv në rritjen e produktivitetit sesa shpërblimet me para. “Njerëzit në përgjithësi nuk e kuptojnë se diçka kaq e vogël mund të ketë një ndikim kaq të madh,” shpjegon Vanessa Bohns, një profesoreshë e psikologjisë sociale në Universitetin Cornell.

Siç thotë edhe Marinela Hysa: ‘Dua një kompliment tani!’

Të fundit

Edicioni i pestë i “Skupi Kamerfest”, Ahmeti dhe Grubi takojnë artistët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka...

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...