Man Utd zgjodhi Ten Hag nga lista prej tetë kandidatësh për postin e trajnerit

Klubi anglez, Manchester United ka pasur tetë kandidatë në përzgjedhjen e tyre si trajner, por në fund ka vendosur për Erik ten Hag, i cili do të konfirmohet së shpejti.

Sipas ESPN, trajneri i Ajaxit ka ranë dakord verbalisht në fillim të kësaj jave për të marrë drejtimin në Old Trafford këtë verë, duke zëvendësuar trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick, i cili pritet të lëvizë në një rol konsulent.

Unitedi e konsideroi shkurtimisht Brendan Rodgers të Leicester Cityt përpara se forma e tyre të bie dhe ishin të etur për Mauricio Pochettinon, por ishin të shqetësuar pas humbjes dhe eliminimit të Paris Saint-Germain nga Real Madridi.

Lista e ngushtë me katër trajnerë përfshinte Ten Hag, Pochettino, trajnerin e Spanjës, Luis Enrique dhe menaxherin e Sevillas, Julen Lopetegui.

Katër të tjerët që konsideroheshin pas shkarkimit të paraardhësit të Rangnick, Ole Gunnar Solskjaer në nëntor, thuhet se ishin Julian Nagelsmann i Bayern Munich, Thomas Tuchel i Chelseat, Rodgers dhe ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Megjithatë, Nagelsmann, i cili u bë transferimi më i shtrenjtë i menaxherëve në histori kur u transferua nga RB Leipzig për 22 milionë funte në korrik – dhe Tuchel u refuzuan shpejt opsione realiste.

“Është e rëndësishme të merren parasysh opsionet e disponueshme. Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp nuk janë të disponueshëm dhe Unitedi nuk do të mund ta largonte kurrë Nagelsmann nga Bayerni”.

“Tuchel është një pasuri e vërtetë për Chelsean, kështu që ai nuk ishte as një opsion i besueshëm. Kështu që ju shikoni tregun, kush është i aftë dhe i arritshëm, dhe United i ka marrë parasysh të gjithë. Ata nuk kanë anashkaluar askënd që duhet të kishin folur me të”, ka thënë një burim.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...

Kriza energjetike/ Bekteshi takon Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse

Në vazhdën e takimeve të krerëve fetarë në vend,...