Ironia e deputetit të PD: O çfarë hareje në prag festash, Alibeaj-Gazi më paskan falur!

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar për platformën e kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj për rikthimin e të përjashtuarve në grup. Me ironi, Shehu shpërthen në gëzim, teksa e cilëson hare në prag festash.

Sipas tij, sot deklarohet me solemnitet se mjaftoka vullneti i tyre madhor që të zhbëjë një vendim, që e paska “marrë Këshilli Kombëtar” më datë 12 Janar 2022!

POSTIMI I PLOTË

O çfarë “hareje”!
“Vullneti suprem” ne prag festash, na fal “jeten”!
Me shume «mirenjohje» lexoj se Alibeaj-Gazi me paskan falur!
Sot deklarohet me solemnitet se mjaftoka vullneti i tyre madhor qe te cbeje nje vendim, qe e paska “marre Keshilli Kombetar” me date 12 Janar 2022!
Dhe ne si “shpirtera” te perulur duhet ta pranojme me adhurim kete shpirt gjeresi!

Akoma me qesharake…kjo deklarate behet ne emer te «grupit parlamentar», nga vete ata qe jane dhe firmetaret e atyre pacavureve te 12 Janarit!!
Ndersa per “vendimin” e dates 9 Shtator nuk ka as edhe nje cope letre, por vetem nje “vullnet”, me autor tashme te “rrezuar”…
…ndoshta prandaj nuk e kane permendur, se e konsiderojne nul!
Sidoqofte mund ta deklaronin, qe keshtu “gezimi” i faljeve te rritej dhe mirenjohja ndaj e tyre te zgjerohej!
Ne fakt e gjithe kjo me kujton disa drama, qe shkrimtari i vendos midis tragjikes e komikes njerezore!
Veshtire ta percaktosh qarte ketu:
Kemi te bejme me nje tragjedi apo komedi, a eshte per te qeshur apo per te qare e gjithe kjo?
Sidoqofte tashme pak rendesi ka.
Rendesi ka psh, qe te djelen te 5 deget e Qarkut te Gjirokastres, me voten e lire te antareve te PD do te zgjedhin drejtuesit e ardhshem te tyre, midis kandidaturave dinjtoze.
Le te fokusohemi ne kete proces real e gjithe perfshires, ringritje e bashkimi te PD, per te arritur ne nivelet e fitoreve te domosdoshme mbi kete rregjim!

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...