El-Hilal në bashkëpunim me IHH, shtron iftar për 200 jetim

Shkup, 15 prill – Organizata humanitare El-Hilal, në bashkëpunim me organizatën IHH, për hir të muajit të bekuar të Ramazanit ka vazhduar shtrimin tradicional të iftarit për jetimët. Këtë vit iftarin e shtruan për 200 jetim. Aktiviteti gjithashtu ka përfshirë edhe shpërndarjen e rreth 600 pakove ushqimore bashkë me veshmbathjeve.

Nga organizata El-Hilal, janë ndarë të kënaqur me prezencën e numrit të madh në iftar dhe shpresuan se ky aktivitet të vazhdoj edhe viteve tjera të mbahet. “Falënderojmë të gjithë kontribuuesit që kanë mundësuar organizimin e këtij iftari dhe me ketë kemi gëzuar një numër të madh të jetimeve. Është e rëndësishme që gjatë këtij muaji të bekuar të qëndrojmë afër nevojtareve dhe t`ju ndihmojmë”, thanë nga organizata El-Hilal.

Marketing

Të fundit

Në Greqi, 61% e të huajve të rregullt në vend janë shqiptarë

Ministria greke për Migracionin dhe Azilin tha përmes një...

Skënderaj, lëndohet një person në një vendë punishte

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së...

Pendarovski dhe Xhaferi me uratë për komunitetin boshnjak

Shkup, 28 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski sot u...