Njerëzit që janë të fiksuar pas ushqimit të shëndetshëm kanë një çrregullim të të ngrënit

Për shum njerëz konsumimi i ushqimit nuk është thjesht marrja e lëndëve ushqyese në organizëm, por edhe një akt që krijon një ndjenjë rehatie, por ka edhe nga ata që për shkak të parimeve të tyre shmangin të gjitha “kënaqësitë” e ëmbla dhe yndyrore.

Dieta e tyre përbëhet ekskluzivisht nga ushqime “të shëndetshme”. Zakone të tilla të të ngrënit janë një shenjë e orthorexia  nervosa ose më thjesht – orthorexia, një çrregullim i të ngrënit që lidhet me një obsesion jo të shëndetshëm me ushqimin “të shëndetshëm” dhe të duhur.

Ky term vjen nga gjuha greke dhe fjalë për fjalë do të thotë “oreks i mirë”, megjithëse një përkthim më i saktë do të ishte “ushqimi i duhur”. “Nervosa” është një fjalë latine që tregon se është një çrregullim mendor, siç është rasti me anoreksi nervosa dhe bulimia nervosa.

“Zakonet e të ngrënit të ortoreksikëve janë kompulsive, të rregulluara dhe të planifikuara deri në detajet e fundit”, tha dietologia Elke Binder.

Dëshira për të fituar apo humbur peshë nuk është domosdoshmërisht ajo që i motivon ata. Njerëzit që refuzojnë sistematikisht ushqimet që ata besojnë se janë të dëmshme, më së shpeshti e bëjnë këtë për të parandaluar sëmundjet.

“Gratë janë shumë më të ndjeshme ndaj ortoreksisë sesa burrat, veçanërisht gratë e reja,” tha Dr. Johannes Geor Wechlser, President i Shoqatës Federale të Nutricionistëve Gjermanë (BDEM). Ai thotë se kjo mund të jetë nxitur nga ideali i bukurisë femërore në shoqërinë moderne perëndimore që përhapet në mediat sociale dhe reklamat, me theks në një figurë të hollë dhe të stërvitur.

Sjellje të tilla zakonisht zhvillohen gradualisht.

“Shpesh fillon me prezantimin e planeve të rrepta të dietës që zbatohen duke menaxhuar fjalë për fjalë aplikacionin,” thotë Binder

Të fundit

Mariçiq: Pres raport pozitiv nga Komisioni Evropian

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën...

Sondazhi: 83% e ukrainasve duan anëtarësimin në NATO

Një rekord 83 për qind e ukrainasve do të...

Zbulohen 12 emigrantë në afërsi të Negotinës

Dymbëdhjetë emigrantë nga Siria janë gjetur sot në një...