Lugina e Valbonës, një nga destinacionet më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë

Lugina e Valbonës tashmë pjesë e parkut kombëtar “Alpet e Shqipërisë” dhe prej vitesh është kthyer në një prej atraksioneve më të rëndësishme të turizmit në veri të vendit.

Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Kukës ka publikuar pamje të Luginës së Valbonës duke shpalosur edhe pikat që mund të vizitohen në këtë zonë turistike.

Një nga pika turistike më të vizituara në park është Kanioni i Shoshanit.

“Një ndalesë në këtë pikë është për të mos u humbur. Pikërisht mbi këtë kanion mbi një urë mund të shijohet pamja magjepsëse e lumit të Valbonës ndërsa poshtë në një pjesë pas grykës, të pasionuarit pas notit apo dhe aventurave mund edhe të lahen”, ka sqaruar AdZM Kukës.

Sipas agjencisë, rreth 10 kilometra përtej fshatit të Dragobisë, buzë Valbonës ndodhet mulliri i vjetër që mban emrin e lumit.

“I rindërtuar disa herë, mulliri ka një urë këmbësorësh përmes së cilës mund të arrihet. Prej kësaj ure mund të shijohet edhe më mirë se në Shoshan ngjyra, zhurma dhe rrjedha e lumit pasi distanca është edhe më e afërt. Kjo vendndodhje është kthyer në atraksion për turistët pasi askush nuk largohet që aty pa bërë një foto”, ka thënë agjencia.

Gjithashtu, Majat e Alpeve brenda parkut ofrojnë pafundësi mundësish për të pasionuarit pas ngjitjeve në male pasi ka numrin më të madh të majave me mesataren mbi 2 mijë metra në Shqipëri të mbledhura të gjitha në Alpet rreth saj.

“Prej këtyre majave dallojnë: “Maja e Çet-Harushës” (2,042 m), “Maja e Çeremit/Gjarprit” (2,213 m), “Maja e Ismet Sali-Bruçajt” (2,235 m), “Maja e Thatë” (2,406 m), “Maja e Peçmarës” (2,424 m), “Maja e Kollatës” (2,554 m), “Maja e Zezë” (2,585 m) dhe mbi të gjitha “Maja e Jezercës” (2,694 m), që ofron një nga sprovat më të mëdha të dashamirësve të ngitjeve në Shqipëri”, ka shtuar agjencia. 

Të fundit

Xhelal Neziri: Grubi performon dhe duket si kryeministër

Njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në Click Plus...

Bekteshi: Mickoski nuk ka ofruar asnjë plan për dalje nga kriza energjetike, ka vetëm fjalë

Në lidhje me ofertën e Hristijan Mickoskit në lidhje...