Kryeziu: Raporti i DASh-it është brengosës për Kosovën

Analistja politike, Laura Kryeziu, ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut është një raport që Kosova duhet ta marrë jashtëzakonisht serioz, sidomos pas ardhjes së Joe Biden në krye të ShBA-së.

“Duhet të merret shumë seriozisht sidomos me ardhjen e Administratës Biden, ku qasja e presidentit Biden në rajon është pak më ndryshe. Ai edhe e ka rishikuar dhe amandamentuar urdhrin administrativ për Ballkanin Perëndimor, të cilin e ka zgjeruar dhe e ka përfshirë edhe Shqipërinë. E ka zgjeruar edhe aspektin e kategorive ku Ballkani Perëndimor nuk do të vlerësohet vetëm nga qasja e kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por gjithashtu edhe qeverive të cilat nuk do të respektojnë marrëveshje ndërkombëtare në të cilat Amerika gjithashtu është pjesë përbërëse”.

“Në këtë raport gjithashtu vërehet se qasja e Administratës Biden është që theksi i veçantë i vihet korrupsionit dhe vetë në prezantimin e këtij raporti nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, theksohet se korrupsioni është një e keqe që e gërryen një demokraci nga brenda”.

Kryeziu tha se raporti i fundit i DASh-it dhe gjetjet e tij për Kosovën janë edhe më brengosëse duke marrë parasysh që vendi ka një qeveri të re e cila e mori besimin e 51% të qytetarëve të pakënaqur me qasjen e qeverive të kaluara që reflektonte në raportet paraprake.

“Në Kosovë besoj, që në krahasim edhe me vitet e kaluara, raporti është brengosës duke marrë parasysh që kemi një qeveri të re dhe një premtim të ndryshimit. Dy segmente shumë brengosëse janë pjesa e korrupsionit dhe lirive të shprehjes”.

“Ky raport është objektiv dhe faktik, prandaj rezultatet të cilat jepen duhet të merren me seriozitet shumë të madh. Në raport theksohet që nuk janë të mjaftueshme iniciativat që janë ndërmarrë kundër korrupsionit dhe pozitat zyrtare të cilat janë pezulluar nuk kanë rezultuar me ndëshkimin e duhur në sistemin gjyqësor dhe i quan të shumta rastet ku kemi zyrtarë të cilët vazhdojnë të jenë në shërbim publik dhe të cilët kanë afera korruptive”.

“Kjo për Kosovën është një gjetje më e rëndë, sepse kemi të bëjmë me një qeveri të re e cila kishte besimin e 51% të qytetarëve të pakënaqur pikërisht me gjetjet e raporteve paraprake dhe te qeverisjeve paraprake. Nëse kemi reflektim të njëjtë dhe përkeqësim sa i përket lirisë së shprehjes, e cila është më të vërtetë brengosëse, që ne si qytetarë i përjetojmë këto, por kur vjen një vërtetim i tillë atëherë besoj që kjo duhet të adresohet me shumë seriozitet”.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...