​Klopp ngacmon Emeryn: Është mbreti i Ligës së Evropës

Trajneri i Liverpoolit ka folur pas kalimit të skuadrës së tij në gjysmëfinale duke e eliminuar Benfikën edhe pse në ndeshjen e dytë barazuan me rezultat 3-3, por vazhduan tutje fal fitores 3-1 në ndeshjen e parë.

Ai tha se është shumë i lumtur që skuadra e tij ka arritur në gjysmëfianle të këtij kompeticioni.

“Do të festojmë këtë kalim të turit, jam shumë i lumtur sepse arritëm të arrijmë në gjysmëfinale. Kam bërë shumë ndryshime në formacionin fillestar sepse kalendari ynë është shumë kërkues, Benfica e meritoi barazimin por gjithsesi jam i kënaqur”, u shpreh Klopp.

Ai ka thënë se rivali i radhës Villarreali e meritoi kalimin në gjysmëfinale dhe shtoi se trajneri i tyre Unai Emry është mbreti i Ligës së Evropës.

“Ne po mendojmë për t’i fituar të gjitha trofetë për të cilat jemi ende në garë, por tani do të duhet të fokusohemi në FA Cup kundër Manchester Cityt. Do të duhet të punojmë shumë dhe të luajmë mirë për t’u përballur me një nga skuadrat më të mira në botë. Villarreal? Pashë ndeshjen e djeshme me Bayern Munich, spanjollët e meritonin të kalonin sepse luajtën dy ndeshje të jashtëzakonshme. Emery është mbreti i Europa League”, përfundoi Klopp.

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...