Habit Flamur Noka, mbështet Gazment Bardhin: Ka folur ai për Aqif Rakipin, s’është deputet i PD Gazi?!

Në një lidhje LIVE për emisionin Zona Zero foli nga oborri i Kuvendit të Shqipërisë, deputeti demokrat, Flamur Noka.

I pyetur se pse nuk mbajti një reagim lidhur me sanksionet e vendosura nga Departamenti i Thesarit për Aqif Rakipin, Noka u shpreh se për atë ngjarje foli një deputet i PD-së, Gazment Bardhi.

“Reagimin për Aqif Rakipin e ka mbajtur një deputet, që quhet Gaz Bardhi, në rast se ju mendoni se ai nuk është deputet i PD-së, është tjetër gjë.

Por ai është një prej deputetëve, dhe reagoi, dhe ju mos prisni të dalin të rreshtohen të gjithë,” tha Noka

Të fundit

Foshnja 4-muajshe në gjendje të rëndë, arrestohet edhe nëna shqiptare në Greqi, dyshohet për dhunë

Një foshnjë shqiptare, vetëm katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar...

U raportua i zhdukur 43 vjeçari nga Tetova me probleme shëndetësore

Policia e Tetovës informoi se me 25 shtator 2022...

Përfshihet nga flakët një barakë druri në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës sot ndërhynë në një zjarr në...