Besimi paralajmëron rishqyrtim të buxhetit

Ribalanci i buxhetit me siguri në muajin maj ose në qershor do të gjendet në procedurë kuvendore, paralajmëroi sot ministri i Fiancave, Fatmir Besimi në forumin ekonomik “Shikim i turbullt përpara: Pasiguritë e shumta e minojnë perspektivën ekonomike?” që e organizon “Finance Think”.

Në fjalimin e tij, Besimi zbuloi se në ribalanc është i pashmangshëm deficiti të jetë më i madh.

“Kjo është e pashmangshme, që të mundemi me këto politika të reagojmë në mënyrë adekuate dhe me vëllim përkatës. Kjo është njëjtë si me antibiotikun – nëse nuk e jep me kohë dhe në sasi të duhur, ose nëse nuk janë të mjaftueshme dozat, kjo do të krijojë çrregullim të organizimit. Dhe kjo është për ne sfidë”, tha Besimi.

Do të vendosen në zero shpenzimet për mobilje dhe automjete dhe do të ketë ristrukturim brenda në dikastere ku nuk ka mjaftueshëm realizim të projekteve që të financohen nevojat e reja. Pritet, siç tha, realizim më i mirë i planit të të ardhurave.

Në situata krize, sipas Besimit, më i rëndësishëm është vëllimi dhe koha e daljes së masave, si dhe si të sigurohen mjaftueshëm burimet e energjisë dhe ushqim, të stabilizohen çmimet dhe të mbahet likuiditeti i ekonomisë.

“Normalja e re është që të mësojmë të jetojmë në krizë, gjegjësisht krahas masave afatgjata, duhet të kemi edhe baferë, që do të reagojnë dhe në afat sa më të shkurtër. Në rastin konkret, flasim për borxh publik prej 60 përqindëve, i cili këtë vit do të arrijë 63,5 për qind, e pastaj gradualisht të ulet edhe në vitin 2026 të jetë nën 60 për qind. Njëjtë është edhe me deficitin. Kemi filluar në vitin 2021 me konsolidim edhe nga 8,1 për qind kemi arritur të përfundojmë në 5,4 për qind. Këtë viti planifikojmë deficit prej 4,3 përqindëve dhe vitin e ardhshëm ta zvogëlojmë, por dukshëm se me ribalancin që jemi duke e përgatitur, do të shkojmë me deficit më të madh”, tha Besimi.

Paralajmëroi se edhe më tej do të reagohet me masa, ndërsa në afat të mesëm, sipas tij, janë të rëndësishme masat për konsolidim fiskal dhe reforma strukturore.

Të fundit

Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin...

Nuredini: Edhe në kohë krize, të kujdesemi për ambientin

Edhe në rrethana të krizës globale energjetike po bëhen...