Së shpejti prindër, zbulohet gjinia e fëmijës së Robin dhe Marigona Krasniqit?

Robin dhe Marigona Krasniqi do bëhen së shpejti prindër. Vetëm pak ditë pasi zbuluan se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, çifti i njohur zbuloi në rrjetet sociale se do mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Dhe duket se tashmë po zbulohet edhe gjinia e bebes. Një faqe online që shet lidhëse flokësh për beba shihet ta jetë vizituar edhe nga modelja. Kjo faqe është për vajza dhe në njërin nga postimet gjendet edhe “pëlqimi” i modeles. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se ata do bëhen me vajzë, ndonëse mund të mos ketë asnjë lidhje.

Modelja zgjodhi që lajmin e ëmbël ta ndajë me rastin e ditëlindjes së Robin. Ajo publikoi në Instagram disa foto ku dy prej tyre ishin ekot e bebes ndërsa në njërën shihet Robin duke e puthur atë në ballë. Kurse boksieri shkroi: “Falenderimi i Takon Zotit qe në ditëlindjen e 35-të më jepi dhuratat me të mira në Jetë! Qëllimin dhe ëndrrën me të bukur në Jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi Familjen tonë!!”

Robin dhe Marigona prej kohësh kanë nisur një romancë dashurie që u përfol mjaft shumë edhe në shtypin rozë. Muajin e kaluar ata zbuluan se janë zyrtarisht të martuar. Çifti, të cilët bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak muaj më parë, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Gjermani.

Të fundit

‘Do hyjmë në grevë urie’, Luçiano Boçi: Të na japin logon e PD-së

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha se nëse gjykata...

Imami i Qabesë në Kosovë, Myftiu doli e priti në aeroport

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava...