Kovaçevski: Jemi vend i vogël, siguria jonë garantohet nga NATO!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për gazetën ditore austriake “Di Prese”, theksoi se gjatë agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, anëtarësimi në NATO ka rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për ekonominë e saj.

“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, dëshmon se anëtarësimi në NATO, aleanca më e madhe e mbrojtjes në botë, është e një rëndësie të madhe për çdo anëtar. Ne jemi një vend i vogël. Siguria jonë garantohet nga të gjithë anëtarët e NATO-s, gjë që ka shumë pasoja pozitive për shoqërinë tonë, si dhe për ekonominë tonë. Sepse investitorët e huaj, veçanërisht ata në sektorin e infrastrukturës, e dinë se janë në një vend të sigurt, të mbrojtur nga NATO”, tha Kryeministri Kovaçevski në një intervistë për “Di Presse”.

Kovaçevski iu referua edhe gazetës austriake për interesin e vazhdueshëm gjeostrategjik të Rusisë në Ballkan.

“Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë në interes të Rusisë. Ndikimi i saj përmes mediave, duke përfshirë edhe disa parti politike, ka qenë gjithmonë i pranishëm. Rusia ka interes për konfliktet e ngrira në Ballkan, të cilat i pengojnë vendet të ndjekin rrugën e tyre drejt integrimit euroatlantik”, tha Kovaçevski për median austriake.

Marketing

Të fundit

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...

Këshilli Gjyqësor të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me...