Komisioni për Sëmundje Infektive: Kemi vendosur dhe kemi dhënë rekomandim që të hiqet certifikata për hyrje në shtet

Komisioni për sëmundje infektive ka rekomanduar heqjen e detyrimit për certifikatë Covid-19, si kusht për hyrje në Maqedoninë e Veriut. Këtë informacion e ka dhënë sot zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq.

“Kemi vendosur dhe kemi dhënë rekomandim që të hiqet certifikata për hyrje në shtet që kërkohej deri tani, e dini që gjatë muajve të kaluar e kemi hequr certifikatën për dalje nga shteti, tani e heqim edhe certifikatën që kërkohet për hyrje në shtet, pa marrë parasysh nëse janë shtetas tanë apo të huaj”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI-së.

Shtoi se kjo masë do të vlejë për shtetasit tanë dhe shtetasit e huaj që vizitojnë vendin.

Të fundit

Kriza energjetike, Rama: Ndihma e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor mos të ketë diferenca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të Komunitet...

Bekteshi: Nesër takim me kompaninë për furnizim me gaz natyror

Ekipi qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Dimitar...

Masat e reja anti-krizë, Bekteshi: Do të ndihmohen qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë

Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e...